Toni Kroos më i paguar tek Real Madridi pas Ronaldos, Ramosit e Bales

Sporti

Toni Kroos më i paguar tek Real Madridi pas Ronaldos, Ramosit e Bales

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 13:26

Portali “Football Leaks” ka vazhduar me publikimin e kontratave të futbollistëve dhe këtë herë ka qene radha e mesfushorit të Real Madridit, gjermanit Toni Kroos.

Kross duket se ka patur arsye kur vendosi qe t’i bashkohej Realit në vitin 2014, pasi për një sezon përfiton nga 10.9 milionë euro.
Kështu, Kroos është futbollisti i katërt më i paguar tek Real Madridi, pas Cristiano Ronaldos, Sergio Ramosit dhe Gareth Bale.

Portali ne fjale ka publikuar ne nentor te 2015 detajet e transfertave te Radamel Falcao tek Celsi e te Carlitos Tevez tek Boca Juniors, nderkohe qe sot publikoi detajet per transferten e Kroos te nenshkruar ne 17 gusht 2014, pas kontributit te dhene ne fitoren e Boterorit ne Brazil me fanellen e Gjermanise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat