Lista e Van Gaalit për Europa League, ka një befasi

Sporti

Lista e Van Gaalit për Europa League, ka një befasi

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 23:52

Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, ka bërë publike listën e lojtarëve të regjistruar për ndeshjet e Europa League.

Pas renditjes në pozitën e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, United do të garojë tani në Europa League, ndërsa do të përballet me skuadrën e Midtjylland.

Në mesin e 24 futbollistëve të zgjedhur nga trajneri holandez, befasia është i riu 17 vjeçar, Regan Poole, që po cilësohet edhe si befasi në mediet angleze.

Në skuadrën për Europa League, nuk është përfshirë Adnan Januzaj, pasi që në këtë garë është paraqitur edhe si lojtar i Borussia Dortmundit.

Lojtarët që ka zgjedhur van Gaal për Europa League:

Portierë: De Gea, Romero, Johnstone

Mbrojtës: Jones, Rojo, Smalling, Shaw, Varela, Darmian, Poole

Mesfushorë: Mata, Carrick, Blind, Young, Herrera, Valencia, Fellaini, Schneiderlin, Schweinsteiger, Lingard

Sulmues: Rooney, Martial, Memphis, Keane

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat