Benitez mohon se ka probleme me Rodriguezin

Sporti

Benitez mohon se ka probleme me Rodriguezin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:26

Real Madridi përgatitet për një fitore të lehtë në udhëtim kundër ekipit të Ligës së Tretë të Spanjës, Cadiz, e cila zhvillohet në kuadër të 1/16-ës së finales së Kupës së Mbretit në futboll. Trajneri i klubit ‘mbretëror’, Rafael Benitez, tha se duhet të jenë të vëmendshëm, sepse klubet e vogla japin maksimumin kur luajnë përballë Realit. Cadiz të mërkurën në mbrëmje (22.00) e ka si festë, sepse e pret klubin më të madh botëror. Benitez mohon se ka probleme me futbollistin kolumbian James Rodriguezin, i cili a pasur pak hapësirë deri më tash.

“Mes meje dhe James nuk ka asnjë problem, ai është një futbollist i madh dhe kjo është gjëja që ka më shumë rëndësi. Ju gazetarët kur bëni analiza të ndryshme duhet të merrni parasysh edhe faktin që Rodriguez ka qëndruar për plotë 55 ditë jashtë fushave. Dua të nënvizoj se James ka mbështetjen time maksimale mos harroni që ai është pjesë e një klubi si Reali i Madridit ku konkurrenca për një fanellë titullari është gjithmonë shumë e madhe. Unë jam sqaruar me të për gjithçka dhe tashmë pres të shoh më të mirën e tij në fushën e blertë.

Reali i Madridit ka nevojë për golat e James Rodriguez”, tha Benitez, i cili flet edhe për francezin Karim Benzeman. “Unë e konsideroj Benzeman një futbollist të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një shok fantastik për djemtë e tjerë të ekipit. Në jetën private ai po kalon disa probleme por ka mbështetjen tonë maksimale dhe atë të klubit. Benzema është një lojtar shumë i rëndësishëm në repartin e avancuar për ne”, tha Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat