CR7 me një tjetër arritje në La Liga, por ende pas Messit

Sporti

CR7 me një tjetër arritje në La Liga, por ende pas Messit

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 23:36

Cristiano Ronaldo ka shënuar në fitoren e Real Madiridit 2-0 kundër Eibarit.

Sulmuesi portugez me këtë gol ka barazuar ish-lojtarin e Real Madridin, Hugo Sanchez, në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga.

Ky ishte goli i 234 i Ronaldos dhe kështu tani ai është lojtari i tretë me më së shumti gola në La Liga.

Para tij janë ish-sulmuesi i Athletic Bilbaos, Telmo Zarra dhe rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi, i cili me 290 gola, është i pa konkurrencë në këtë aspekt.

Më poshtë keni Top Pesë golashënuesit më të mirë në historinë e La Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat