Sëmuret legjenda e Italisë, përfundon në spital

Sporti

Sëmuret legjenda e Italisë, përfundon në spital

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 14:50

Legjenda e futbollit italian, portieri legjendar, Dino Zoff ka përfunduar në spital. Zoff thuhet se ka probleme të ndryshme shëndetësore ndërsa shqetësimi më i madh mbetet tek këmbët e tij.

Legjendari i portës italiane thuhet se nuk mund të ecë dhe së për këtë pritet të i nënshtrohet një operacioni. Ish numri një për shumë vite i portës së Juventusit ka qenë kampion i Botës me Italinë dhe Juventusin me të cilin skuadër fitoi edhe kupa në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat