Fitorja e parë për Beqirajn në Europa League

Sporti

Fitorja e parë për Beqirajn në Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:17

Futbollisti nga Kosova, Fatos Beqiraj, shijoi fitoren e parë pas katër humbjeve rresht në Europa League. Ai me ekipin e tij bjellorus, Dinamo e Minskit, shënuan fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Plzenit nga Çekia. Beqiraj luajti titullar, kurse Adamoviç në minutën 90+3 shënoi golin e fitores. Dinamo Minskit është në vend të fundit me 3 pikë, kurse Plzen po me aq pikë por një pozitë më lartë në grupin E. Dinamo e Plzen veç janë eliminuar nga kjo garë një xhiro pa mbaruar faza e grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat