Lilaj do të vëzhgohet nga afër nga disa skuadra turke

Sporti

Lilaj do të vëzhgohet nga afër nga disa skuadra turke

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:43

Skënderbeu i Korçës do të përballet sonte në kuadër të Ligës së Evropës, me skuadrën turke Beshiktash në stadiumin ‘Ataturk’ në Stamboll.

Sipas medieve në Shqipëri, mesfushori Sabien Lilaj do të vëzhgohet nga afër nga disa skuadra turke.

Kasimpasha, Sivasspor, Gozentep dhe Adanaspor, mësohet si ia kanë vënë ‘syrin’ futbollistit i cili luajti edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, në ndeshjen e fundit miqësore Shqipëri – Gjeorgji.

Lilaj është 26-vjeçar.

Ndryshe, për Skënderbeun aktivizohen edhe lojtarët nga Kosova Liridon Latifi, Bernard Berisha, Bajram Jashanica, Leonit Abazi dhe Bujar Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat