2000 euro bileta për ta parë Ibrën sot, ai ka një lutje për Malmon

Sporti

2000 euro bileta për ta parë Ibrën sot, ai ka një lutje për Malmon

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:19

Ndeshja mes Malmos dhe PSG që do të zhvillohet sot në Champions League po pritet me padurim nga suedezët. Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në qytetin dhe skuadrën ku i nisi hapat e parë do të ndodhë sot pas disa vitesh.

Për këtë arsye biletat në treg po shkojën në numër rekord. Mediat suedeze raportojnë se deri në 2 mijë euro po shkojnë biletat në tregun e zi për të siguruar prezencën në stadiumin e Malmos.

Për rikthimin në Malmo vetë Ibra e ka një porosi për tifozët e kësaj skuadre.

"Do të doja një skenar të përsosur në këtë ndeshje. Ne duam të fitojmë, unë të shënoj 3 gola ndërsa i gjithë stadiumi të vazhdoi të thërras emrin tim" ka thënë Ibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat