“Red Bull Winning 5″, kompletohet faza e parë, finalja në 29 Nëntor

Sporti

“Red Bull Winning 5″, kompletohet faza e parë, finalja në 29 Nëntor

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:43

“Red Bull Winning 5″ mbyll fazën e parë të evenimentit në vendon tonë ku janë mësuar 16 skuadrat finaliste që do të marrin pjesë në Finalen Kombetare. Me mbështetjen e veçantë mediatike të Digitalb, edicioni debutues startoi zyrtarisht në Tiranë në datën 9 Nëntor dhe konsumoi 8 raunde, 4 prej të cilëve u zhvilluan në kryeqytet dhe katër të tjerë në Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Durrës. Dy ekipet e fundit që siguruan kualifikimin janë Champions dhe Inter nga qyteti i Durrësit. Sipas rregullores, në çdo fazë u kualifikuan nga dy ekipe, të cilat prenë biletën për finalen e madhe Kombëtare me 16 skuadrat finaliste.

Rregullorja është e thjeshtë; Dy skuadrat përballë njëra-tjetrës luajnë për 10 minuta dhe risia më e madhe është se porta nuk ka një portier. Në çdo rast kur shënohet gol nga një prej ekipeve, kundërshtarët duhet të nxjerrin nga fusha një lojtar dhe të luajnë në inferioritet. Në rast se rezultati mbetet i barabartë, atëherë të dyja ekipet përballen në lotarinë e penalltive. Evenimenti po mbështetet mediatikisht nga Digitalb dhe fituesi i Finales së Madhe do të sigurojë kualifikimin për në botërorin e vitit të ardhshëm. Finalja do të zhvillohet në datën 29 Nëntor në orën 12:00 në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” pranë Galerisë së Arteve në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat