Futbollistët kandidatë për ekipin e vitit

Sporti

Futbollistët kandidatë për ekipin e vitit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:07

Gjashtë lojtarë të Juventusit janë zgjedhur nga Uefa.com (nëpërmjet votimeve on-line të përdoruesve) mes kandidatëve që do të përbëjnë skuadrën më të fortë të 2015-ës: janë Buffon, Bonucci, Chiellini, Pogba, Marchisio dhe Morata. Barcelona, kampione e Champions League në fuqi, dominon me tetë lojtarë. Tani ka kohë deri më 8 janar për të votuar formacionin më të mirë, gjithmonë në Uefa.com: kush do të fitojë këtë herë mes bardhezinjve dhe katalanasve? Nëse Barcelona ka numrin më të madh të lojtarëve (edhe pse bardhezinjtë duhej të kishin… 6 lojtarë e gjysmë, duke parë se Vidal konsiderohet i Bayern, por votimi bëhet edhe për muajt e parë të vitit), Juventusi ka kandidatin më të “vjetër”, Buffon, dhe atë më të riun, Pogba.

Në total janë 40 lojtarë nga 19 kombësi të ndryshme, të zgjedhur nga 13 skuadra. Kushdo që do të dojë të votojë 11-shen ideale, mjafton që të shkojë në faqen Uefa.com. Lista e kandidatëve Portierë: Hart (Manchester City), Buffon (Juventus), Neuer (Bayern Munich), Boyko (Dnipro). Mbrojtës: Dani Alves, Gerard Pique dhe Javier Mascherano (Barcellona), Alaba dhe Boateng (Bayern Munich), David Luiz dhe Thiago Silva (PSG), Godin (Atletico Madrid), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Sergio Ramos (Real Madrid ), Bonucci dhe Chiellini (Juventus).

Mesfushorë: Rakitic dhe Andres Iniesta (FC Barcelona), De Bruyne (Manchester City), Hazard (Chelsea), James (Real Madrid), Konoplyanka dhe Krychowiak (Sevilla), Calhanoglu (Bayer Leverkusen), Arturo Vidal (Bayern Munich), Pogba dhe Marchisio (Juventus), Verratti (PSG). Sulmues: Neymar, Luis Suarez dhe Messi (FC Barcelona), Cristiano Ronaldo dhe Bale (Real Madrid), Lewandowski dhe Muller (Bayern Munich), Ibrahimovic (PSG), Aguero (Manchester City), Griezmann (Atletico Madrid), Alexis Sanchez (Arsenal), Morata (Juventus).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat