Bastoret të bindura, Messi e fiton Topin e Artë

Sporti

Bastoret të bindura, Messi e fiton Topin e Artë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 15:59

FIFA ka publikuar listën e gjerë të 59 futbollistëve në garë për Topin e Artë.

Por, favorit kryesor për t’u shpallur futbollisti më i mirë i vitit në botë është vetëm një, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Bastorja e famshme “Paddy Power” ka publikuar kuotat për 20 favoritët kryesorë në garë për Topin e Artë. Dhe, Messi kryeson me kuotën 1.15, i ndjekur nga rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, prej 5.90.

Në “podium” është një tjetër futbollist i Barcelonës, sulmuesi Luis Suarez me 18. Pas tij radhiten të tjerë si Neymar (20), Eden Hazard (20), Paul Pogba (24) e Robert Lewandowski, larg në 40.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2015 do të shpallet gjatë një gala mbrëmje në janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat