Basha: Rruga për Francë, ende e gjatë

Sporti

Basha: Rruga për Francë, ende e gjatë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:51

Mesfushori i kombëtares kuqezi, Migjen Basha, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Danimarkës në Kopenhagë, por ka porositur bashkëlojtarët e tij që të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Faleminderit për komplimentin, por komplimenti i takon skuadrës që nxorëm një pikë mjaft të vlefshme. Kemi treguar se kemi lojtar shumë dhe në ndeshjen e fundit kundër Francës kemi ndërruar shumë lojtar”, ka thënë Basha.

“Kemi treguar se kjo përfaqësuese ka aftësi të mëdha me lojtarë që ka sjellë. Rruga për në Francë është ende e gjatë. Kemi edhe tri ndeshje, ka shumë pikë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë", ka thënë mesfushori Migjen Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat