Josa: Kundërshtaret në kampionat, në nivelin e Milsamit

Sporti

Josa: Kundërshtaret në kampionat, në nivelin e Milsamit

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 07:12

Mirel Josa ka arsye për të qenë i kënaqur. E ka nisur me fitore ndaj rivalit kryesor në kampionat këto sezonet e fundit, për më tepër pas një vere të gjatë që ka kulmuar me pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Kampionati mbetet prioritet dhe Skënderbeu e ka dhënë përgjigjen e parë.

“Unë jam i kënaqur me rezultatin, me mënyrën si vrapoi dhe se si e kërkoi këtë rezultat, pasi vinim pas një kohe të gjatë që kishim luajtur në Europë, dhe duhet të bëjmë kujdes në kampionat pasi shumë skuadra shqiptare nuk kanë asgjë më pak se ato që luajtëm në Europë, Cruisaders apo Milsami”.

Pas një ndeshjeje të tillë dilema e madhe është se sa e madhe është diferenca mes Skënderbeut dhe Kukësit, është një pyetje ideale për Drejtorin Sportiv të Kukësit, Hasan Lika.

“Nuk mendoj se diferenca është e madhe, ndoshta u duk e tillë në pjesën e parë pasi ne nuk ishim ashtu sic duhet dhe bëmë gabime, mendoj se në pjesën e dytë me zëvendësimet kemi përmirësuar lojën, ishim më të rrezikshëm dhe mund ta barazonim ndeshjen.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat