Do t’i telefonoj Shaqirit

Sporti

Do t’i telefonoj Shaqirit

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 12:09

Xherdan Shaqiri po flitet se shumë afër mund të jetë me ekipin e Dortmundit. Shaqirin do të mundohet ta bind edhe Roman Burki, portier i kombëtares së Zvicrës dhe i Dortmundit. Burki tha se do ta telefonoj Shaqirin për ta bindur që t’i bashkohet ekipit verdhezinj, që ka synime të mëdha në edicionin e ri në Bundesliga I në futboll. Burki kompletoi transferimin e tij në Dormund muajin e kaluar për 3.5 milionë euro.

“Përfundimisht do i shkruaj atij. Nuk kam ndonjë ide nëse Xherdani dëshiron një transferim në Dortmund, por kushdo që flet për BVB i ngritë në këmbë 81 mijë spektator në Signal Iduna Park. 25 mijë të tillë janë vetëm në tribunën jugore. Mund të them vetëm gjëra pozitive për ekipin tim të ri. Të gjithë janë njerëz të mrekullueshëm që vërtet i mbështesin lojtarët e rinj”, ka thënë Burki për Bild.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat