Ja si përplaset Guardiola me De Jong (Video)

Sporti

Ja si përplaset Guardiola me De Jong (Video)

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 10:24

Bayern i Munihut ka fituar sfidën ndaj Milanit me rezultat 3:0.
Ndryshe nga ndeshja, ajo që mori vëmendje më të madhe ishte sherri mes trajnerit të Bayernit, Pep Guardiola dhe kapitenit të Milanit, De Jong. Trajneri bavarez e priti në tunel holandezin për t’i thënë disa fjalë pas ndërhyrjes që ky i fundit bëri ndaj një lojtari të Bayernit.
Pas minutës së 20, De Jong bëri një ndërhyrje në të riun Kimmich, çka detyroi Guardiolan që ta largonte nga loja gjermanin për shkak të dëmtimit.

Megjithatë, reagimi nga të tjerët ishte i shpejt duke mos lejuar trajnerin dhe mesfushorin të kenë kontakt fizik, por të shkëmbejnë vetëm disa fjalë në distancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat