Berisha shënoi në kupën e Australisë

Sporti

Berisha shënoi në kupën e Australisë

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:03

Sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha, shënoi gol për fitoren bindëse të skuadrës së tij, Melbourne Victory, e cila në udhëtim e demoloi me 6:0 Balmain Tigers. Berisha shënoi në minutën e 11-të, duke e hapur serinë e golave, kësisoj vazhduan të shënojnë edhe futbollistë të tjerë, si: Pain, Barbarouses, Georgievski, Howard dhe Khalfallah. Melbourne Victory vazhdon më tutje në garën australiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat