Shaqiri drejt skuadrës angleze?

Sporti

Shaqiri drejt skuadrës angleze?

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 09:51

Everton nuk ka hequr përfundimisht dorë nga Shaqiri dhe pritet që të bëjë ofertë për shqiptarin.

Everton janë duke u përpjekur përsëri që ta marrin në radhët e veta lojtarin e padëshiruar të Interit, mesfushorin Xherdan Shaqiri.

Mesfushori mbetet në shitje nga Inter, pasi ai nuk pranoi të kaloj të Stoke City për një ofertë prej 12 milionë euro në fillim të kësaj vere.

Stafi i Interit i kanë thënë Shaqiri që të gjejë skuadër të re ose do të përballet me një stinor të vështirë ku në të shumtën e kohës do të qëndroj në bankë.

'Gazetta dello Sport’, shkruan se tashmë Everton ka vënë kontaktet me lojtarin dhe mund të ndodh ndonjë lëvizje e shpejtë e Shaqiri drejt ishullit britanik.

Schalke dhe Borussia Dortmund janë opsionet e tjera për shqiptarin, por Everton është duke treguar interes më serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat