Flaka renditet e 63-ta nga 66 pjesëmarrës në Botëror

Sporti

Flaka renditet e 63-ta nga 66 pjesëmarrës në Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:16

Notarja Flaka Pruthi me gjithë orvatjet e saja nuk arriti më shumë se në vend të 63-të në 100 metra në shpinë me kohë të kaluar 01.14.23 minuta nga 66 pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të notit që po zhvillohet në Kazan të Rusisë. “Me dobët se në Baku për disa të qindtat. Ndoshta edhe emocione janë një prej shkaqeve të mos paraqitjes së mirë, por edhe mungesa e përqendrimit në garë 100 për qind, i kushtuan me rezultat jo të mirë. Por prapëseprapë Flaka ka edhe garën tjetër në 50 metra krol dhe mbetet të shihet përformanca e saj”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i FNK-së. Të martën garon Lum Zhaveli, kurse të mërkurën Rita Zeqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat