Pas nënshkrimit, Mr Bee: Do të fillojmë investimet

Sporti

Pas nënshkrimit, Mr Bee: Do të fillojmë investimet

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:27

Bee Taechaubol ka thënë se marrëveshja për blerjen e 48 për qind të aksioneve të Milanit (për 485 milionë euro) do t’i lejojë investitorët që të fillojnë të punojnë së shpejti.

Biznesmeni tajlandez ka nënshkruar kontratën me presidentin e klubit, Silvio Berlusconi, të shtunën mbrëma në Sardinia.

“Një nder i madh të kompletojmë marrëveshjen e Milanit me presidentin Berlusconi, një lider fenomenal”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Njëherësh, Mr Bee ka folur edhe për Premium Sport Mediaset, një nga televizionet në pronësi të Berlusconit, duke thënë se do të jetë shumë më shpesh i pranishëm në San Siro.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje, e cila do t’ua lejojë investuesve tanë që të punojnë për klubin në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar biznesmeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat