Osa humbi nga izraelitja! Loxha një fitore e dy humbje

Sporti

Osa humbi nga izraelitja! Loxha një fitore e dy humbje

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:07

Dy xhudistet e Kosovës, Aktina Osa (52 kg) dhe Flaka Loxha (57 kg), janë eliminuar nga garat e Festivalit Olimpik Evropian për të rinjtë – ‘Tbilisi 2015’. Osa vërtet bëri luftë të fortë në rrethin e parë, kur u mund nga izraelitja Shir Kellner. Ose e humbi një luftë të stërzgjatur nga izraelitja, gjithsej 5 minuta e 55 sekonda. Ndërkaq, garuesja tjetër, Loxha shënoi një fitore e pësoi një humbje. Ajo fillimisht e mposhti për 4 minuta austriaken Julia Laber, por në rrethin e dytë humbi pas katër minutave nga Emilia Kanerva e Finlandës. Loxha në repezazh pësoi humbje pas një minute e 20 sekonda nga garuesja gjermane Xenia Cobane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat