Bologna e hapur për Balotellin

Sporti

Bologna e hapur për Balotellin

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 09:17

Bologna është e gatshme të diskutojë transferimin e Mario Balotellit, në rast se ai i zvogëlon kërkesat ekonomike.

Edhe pse të dielën, menaxheri gjeneral, Claudio Fenucci, deklaroi se sulmuesi i Liverpoolit nuk përshtatej në planet e klubit, ai tash ka ndërruar mendje.

“Do të ishim të gatshëm të diskutonim në rast se ai i zvogëlon kërkesat ekonomike”, është shprehur Fenucci për Corriere dello Sport.

Një tjetër drejtor i Bolognas, Pantaleo Corvino, po ashtu e ka hapur derën për Balotellin dhe Antonio Cassanon.

“Do ta transferoja Marion, sepse do të ishte shumë i motivuar...Cassano po ashtu mund t’i japë edhe shumë futbollit italian”, ka theksuar Corvino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat