Skënderbeu shënon fitore historike në kualifikime të Ligës së Kampionëve(Video)

Sporti

Skënderbeu shënon fitore historike në kualifikime të Ligës së Kampionëve(Video)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 21:07

Klubi nga Shqipëria, Skënderbeu sot ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në arritjen e objektivit më të madh në histori të klubit dhe të futbollit shqiptar, duke fituar ndeshjen e parë në transfertë, në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

Skënderbeu arriti të fitojë në transfertë tek skuadra e FC Milsamit nga Moldavia, duke fituar me rezultat prej 0-2, me dy golat e shënuar nga Hamdi Salihi, i cili ishte në një formë të lartë në këtë takim.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu i hap rrugën vetes që të kualifikohet në play-off të Ligës së Kampionëve. Pas kalimit të kësaj xhiroje Skënderbeu edhe zyrtarisht e siguron një vend në grupet e Europa Ligës, që gjithashtu është një arritje shumë e madhe.

Pas një jave do të zhvillohet ndeshja kthyese në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat