Abrashi debuton me fitore, por edhe zverdhet!

Sporti

Abrashi debuton me fitore, por edhe zverdhet!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:38

Amir Abrashi e fillon fortë mirë me Freiburgun. Ai debutoi me fitore bindëse me rezultat 6:3 në ballafaqim me Nurnbergun, në ndeshjen e javës së parë të Bundesliga II. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë luajti titullar, por edhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të. Të dyja ekipet shtruan lojë të hapur, ku më së miri e fakton edhe shënimi i nëntë golave. Abrashi është shquar për agresivitetin në fushë, ndërsa ekipi i tij, Freiburgu, tani kryeson klasifikimin me tri pikë shkaku i goldallimit më të mirë se Kaiserslauterni, Bochumi, Greuther Furthi, Heidenheimi dhe RB Leipzigu (të gjitha këto me tre pikë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat