Hulku hedh në ajër shokun e skuadrës (Video)

Sporti

Hulku hedh në ajër shokun e skuadrës (Video)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:32

Futbollisti brazilian i Zenitit, Hulk, pa dyshim që është lojtari me këmbën e majtë më të fuqishme në botë.

Disa ditë më parë ylli brazilian plasi një top futbolli teksa e goditi atë me të majtën e tij dhe shkaku ishte forca e jashtëzakonshme e goditjes.

Së fundi, ai ka qenë sërish protagonist i një incidenti jo normal.

28-vjeçari ka ngritur në ajër një shok të skuadrës teksa po lidhte lidhëset e këpucëve gjatë një seance stërvitore me ekipin rus.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një reklamë të një pije energjike. Kompania ka zgjedhur pikërisht fuqinë e natyrshme të lojtarit për t'i bërë reklamë efektit të pijes.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat