Alonso: Të luftojmë për titull

Sporti

Alonso: Të luftojmë për titull

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:43

Fernando Alonso, pilot i McLaren-it, thotë se në edicionin e ardhshëm do të luftojnë për titull. Alonsos iu deshën nëntë gara për të grumbulluar pikën e parë në Formula 1. “Në Silverstone erdhi edhe pika e parë në këtë projekt të ri që kam nisur në karrierën time. Na u desh të luftonim shumë. Që në kthesën e parë patëm disa probleme me dy makinat Lotus dhe rivaliteti me to ishte shumë i ashpër. Deri pak xhiro përpara fundit ishim jashtë zonës së pikëve, por më pas gjërat shkuan mirë për mua dhe ia dola të merrja pikën e parë”, tha Alonso. Sipas tij sezoni i ardhshëm do të jetë ai i rikthimit të McLarenit në nivelet më të larta. “Shpresoj që të grumbullojmë edhe shumë pikë të tjera në garat që do të vijnë. Ky sezon do të na shërbejë për tu përmirësuar në mënyrë që vitin e ardhshëm të luftojmë për titull”, tha Alonso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat