Kjo është historia prekëse e Vidalit, e një “luftëtari” të varfër

Sporti

Kjo është historia prekëse e Vidalit, e një “luftëtari” të varfër

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:10

Dy trofe me juventusin, një finale e humbur në Ligën e Kampionëve, dhe tani ka sërish një finale. Sezoni duket se nuk ka fund për mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal. Kilaini pritet të ketë një rol të rëndësishëm ndaj Argjentinës.

Skuadra e drejtuar nga Jorge Sampaoli synon të ndalë një pritje që zgjat 99 vjet, pasi kombi kilian nuk ka fituar asnjë trofe madhor në historinë e futbollit. Por, besoj të gjithë jeni kurioz të njihni atë që quhet si "luftëtari".

Nëse nuk do të kishte qenë për kuajt, Arturo Vidal nuk do ta kishte zbuluar kurrë potencialin e tij si futbollist. Në moshën nëntë-vjeçare atij iu desh të linte shkollën, të hipte në biçikletë dhe të pedalonte për 10 kilometra në periferi të Santiagos, ku nisi punën në një pistë hipizmi.

Një ditë, shefi i tij, Enrique Carreno, e pa Vidalin duke luajtur futboll dhe tha: “Kuajt nuk bëjnë më për ty djalosh. Ti ke një të ardhme si futbollist.
Në moshën 5-vjeçare ndodhi edhe tragjedia më e madhe për Arturon. Babai i tij, i alkoolizuar, dogji veten në shtratin e gjumit, ndërsa e ëma, që punonte si pastruese, arriti të shpëtojë për mrekulli, shkruan Albeu.

Në moshën 12-vjeçare, Vidal i premtoi mamasë se në të ardhmen do të jetonte si mbretëreshë. E mbajti premtimin, sapo firmosi kontratë e parë si profesionist, i bleu një shtëpi mamasë dhe i dha mundësinë të realizonte ëndrrën duke u shkolluar.
Ai është aktivizuar me Colo Colon fillimisht, më pas me Leverkusenin, ndërsa kulmi i karrierës është padyshim,Juventusi.

28-vjeçari është i martuar me Maria Teresan me të cilën ka dy fëmijë, Alonso dhe Elisabeta. Në dasmën e tyre në viti 2009 pati rreth 1 mijë të ftuar, mes të cilëve dhe Michelle Bachelet, presidentja e Kilit.

Fëmijët e shokëve të tij, që shpesh herë i kopjojnë modelin e flokëve, e kanë si idhull dhe e shohin si njeriun që ka treguar rrugën si mund të dilet nga skamja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat