Barcelona – Turan, vendoset të hënën

Sporti

Barcelona – Turan, vendoset të hënën

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:56

Barcelona do të vendos të hënën nëse do të transferojë mesfushorin e Atletico Madridit, Arda Turan.

Arda Turan është një prej objektivave të mëdhenj të Barcelonës, për transferim në Camp Nou.

Por, gjiganti katalan vazhdon të qëndrojë në distancë në pritje të zgjedhjeve presidenciale më 18 korrik.

Por, kjo datë është e vonshme për Atletico Madridin duke marrë parasysh interesimin nga Premierliga për mesfushorin turk.

Andaj, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, drejtuesit e Barcelonës do të mblidhen të hënën për të marrë një vendim përfundimtar rreth blerjes së Turanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat