Oferta e Mourinhos, ia ofron dy lojtarë Juventusit, për Pogban

Sporti

Oferta e Mourinhos, ia ofron dy lojtarë Juventusit, për Pogban

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:33

Chelsea dhe Juventusi mund të bëjnë një shkëmbim interesant gjatë kësaj vere, shkruan Mirror. Kampionët e Premierligës, janë të gatshëm të sakrifikojnë dy lojtarë, për të transferuar në Stamford Bridge, Paul Pogban.
Bëhet fjalë për mesfushorët Willian dhe Oscar, të cilët edhe në vitet e kaluar, kanë qenë të kërkuar nga Juventusi.
Por edhe kjo ofertë, mund të mos e bind Juventusin, pasi që ylli i tyre, është caku kryesor i shumë gjigantëve këtë verë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat