Lucas Silva: Kjo është e vërteta

Sporti

Lucas Silva: Kjo është e vërteta

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 09:19

Mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva, ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva ka mohuar spekulimet rreth largimit nga klubi.

Përforcimi i ardhur në janar nga Cruzeiro në janar, thuhej se mund të largohej nga Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, ai ka insistuar se dëshiron të jetë pjesë e Los Blancos.

“Vetëm mendoj të mbetem në Real. Të kem më tepër hapësirë, të kërkoj minutat e mija në ekip në mënyrë që të luaj më tepër në Madrid”, deklaroi ai për “Marca”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat