Kosova U-19 renditet e 16-ta në 'European Open 19'

Sporti

Kosova U-19 renditet e 16-ta në 'European Open 19'

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:34

Hendbollistët e Kosovës U-19 ishin shumë afër fitores me Gjeorgjinë U-19, por pësuan humbje me rezultat 31:28, në ndeshjen e vlefshme për vend të 15-të në 'European Open 19' në hendboll (meshkuj) që u mbajt në Goteborg të Suedisë. Në pjesën e parë, Kosova ishte në epërsi me tri gola (17:14), por në periudhën e dytë të lojës ndryshuan gjërat dhe Gjeorgjia ia doli të përfitoi nga disa gabime dhe të triumfoi me 31:28. Dikhaminjia me 8 gola ka qenë më i miri të Gjeorgjia, kurse te Kosova Alban Haziri ishte më i dalluari me gjithsej 10 gola. Kosova nga shtatë ndeshjet e deritashme ka të gjitha humbjet dhe përfundoi në vend të 16-të në renditjen e klasifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat