Kosova mikpritëse e Kampionatit Evropian të Rajoneve

Sporti

Kosova mikpritëse e Kampionatit Evropian të Rajoneve

Nga: K.G. Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:22

Në një takim ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, u bisedua për bashkëpunim e mëtutjeshëm ndërmjet ministrisë dhe federatës, në funksion të përmirësimit të kushteve të përgjithshme për sportit në Kosovë dhe afirmimin e tij sa më të suksesshëm në planin ndërkombëtar.

Po ashtu, në këtë takim ndërmjet Shalës dhe Arifit, u bisedua në mënyrë specifike për Kampionatin Evropian të rajoneve në karate, i cili do të mbahet në qershor të vitit 2017 në Prishtinë.
Shala dhe Arifi e vlerësuan këtë si ngjarje tejet të rëndësishme dhe historike për sportin e Kosovën.

Shala u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me FKK dhe se MKRS-ja do të mbështesë federatën që të përgatitet sa më mirë për këtë ngjarje të madhe sportive. Për këtë arsye, ministrit Shala dhe kryetarit Arifu u dakorduan që në ditët në vijim, të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe FKK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat