Platini: Blatter, tërhiqu

Sporti

Platini: Blatter, tërhiqu

Më: 28 maj 2015 Në ora: 16:47

Presidenti i asociacionit më të lartë evropian, Michel Platini, tregon se çfarë i ka thënë Sepp Blatter, president i FIFA-s. Platini tha se ka kërkuar që ai të tërhiqet nga posti i presidentit. “I kërkova Sepp Blaterit që të largohej, të tërhiqej sepse është duke i dhënë një imazh të keq FIFA-s. Nuk është aspak e lehtë t’i thuash një miku se duhet të largohet, por për mënyrën si kanë shkuar gjërat kjo duhet të ndodhë. E them me keqardhje, me lot në sy, por kanë ndodhur shumë skandale”, tha Platini.

Ai ka treguar se ka pasur një takim me 54 përfaqësuesit e federatave anëtare të UEFA-s dhe ka paralajmëruar se vota e tyre do shkojë për Princin Ali, si rivali i vetëm i Blatterit në këto zgjedhje.

“Sot kishim një takim me përfaqësuesit e federatave anëtare. Nesër kur do mbahen zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, një numër i madh i federatave evropiane do të votojnë për Princin Ali. Njerëzit nuk e duan Blatterin më, në të vërtetë as unë se dua më”, ka thënë Platini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat