I hidhëruar me Mourinhon!

Sporti

I hidhëruar me Mourinhon!

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:03

Ndër futbollistët më të mirë në fanellën e Wolfsburgut, Kevin de Bruyne, i cili ndihmojë skuadrën që të jetë nënkampione e Gjermanisë dhe të janë direkt në garat e ardhshme në Champions League, se ka në mendje të rikthehet në Chelsea, derisa është Jose Mourinho trajner. Ai ishte rikthyer të Chelsea në edicionin 2013-14 dhe bëri vetëm tri paraqitje nën drejtimin e Mourinhos, para se të kalojë te Wolfsburgu gjatë janarit të vitit të kaluar. Ai duket se është shumë i hidhëruar në Mourinhon.

“Mendoj, të jem i sinqertë, nuk do të rikthehesha më te Chelsea përderisa ai është në drejtim. E di se më pëlqen Bundesliga, dhe gjithmonë më ka bërë mirë. Por nuk kam frikë të rikthehem në Angli ose të luaj në Spanjë. Besoj se mund t’ia dal atje. Ju nuk mund ta krahasoni kohën time te Chelsea me atë çfarë po bëj tash”, tha Kevin de Bruyne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat