Pingpong: Marrëveshje Bashkëpunimi- Kampionati Ballkanik BYTTC 2015

Sporti

Pingpong: Marrëveshje Bashkëpunimi- Kampionati Ballkanik BYTTC 2015

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:45

Federata e Pingpongut e Kosovës është organizatore e Kampionatit Ballkanik për të Rinj në Pingpong BYTTC 2015 që do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nga 03-07 qershor 2015.
Ndërsa sot, me 28.05.2015, në ora 15:00 në Grand Hotel Prishtina në sallën e banketit do të nënshkruhet solemnisht "Marrëveshja e Bashkëpunimit" në mes Unionit Ballkanik te Pingpongut (BTTU) të përfaqësuar nga z. Milorad Trpkovski, Sekretar Gjeneral në njërën anë dhe organizatorit të Kampionatit në anën tjetër, Federatës së Pingpongut të Kosovës të përfaqësuar nga z. Nehat Çitaku, MKRS-Departamentit të Sportit të Kosovës, z. Iber Alaj, Kuvendit Komunal i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Mehmet Bogujevci.
Ky akt solemn i nënshkrimit të marrëveshjes është i hapur edhe për media.
Kohëzgjatja e këtij manifestimi parashihet të jetë 20 minuta, për të vazhduar pastaj me një koktej modest për të gjithë të pranishmit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat