Vitet më të mira për Feronikelin!

Sporti

Vitet më të mira për Feronikelin!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:32

Para fillimit të edicionit të ri pak kujt iu ka sjellë në mendje se Feronikeli nga Drenasi mund të jetë kandidati kryesor për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Edhe në pjesën e dytë të kampionatit (stinori pranveror) disa nuk ia kishin besën se mund të qëndrojnë në krye të renditjes dhe të janë tani shumë afër shpalljes kampion i ri i Kosovës. I madh dhe i vogël në Drenas po shijojnë rezultatet e lakmueshme dhe të gjithë në pritje kur edhe praktikisht do ta sigurojnë titullin në historinë e tyre 41-vjeçare.

Klub që shumicën e ndeshjeve si vendas i ka zhvilluar në Skenderaj, së fundi në Prizren, por nuk e kanë penguar që të jetë në maje të futbollit të Kosovës. Futbollisti i Feronikelit, Përparim Livoreka tha se në tri ndeshjet e fundit duhet të luajnë më shumë zgjuarsi, të janë të kujdesshëm, sepse të tria janë të vështira (Feronikeli-Hajvalia - java e 31-të, Besa-Feronikeli - java e 32-të dhe Feronikeli-Prishtina - java e 33-të).

Feronikeli kryeson me 63 pikë dhe ka gjashtë më shumë se Besa që klasifikohet e dyta dhe tetë se Prishtina në vend të tretë. Sulmuesi i Feronikelit, Përparim Livoreka, tha se sfidat e fundit nuk i presin me stres.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat