Gashi në Lazio!?

Sporti

Gashi në Lazio!?

Më: 22 maj 2015 Në ora: 13:06

Sipas faqes së specializuar për afatet kalimtare, Tuttomercatoweb.it, sulmuesi nga Kosova, Shkëlzen Gashi, anëtar i kombëtares së Shqipërisë dhe i baselit, do të transferohet te Lazio në rast se bardhkaltërit sigurojnë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm dhe në këtë optikë, sfida e së hënës është jetike për këtë objektiv. Sipas informacioneve mediatike nga përtej Adriatikut, sulmuesi i Baselit ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili do ta nisë një ofensivë gjatë merkatos së verës për ta spostuar në “Olimpico”. 21 golat e realizuar gjatë këtij sezoni me kampionët e Zvicrës nuk kanë kaluar pa rënë në sy pasi Gashi ndiqet edhe nga disa klube të tjera evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat