Kategoria e Parë, garë e zjarrtë në Grupin e Veriut

Sporti

Kategoria e Parë, garë e zjarrtë në Grupin e Veriut

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:27

Java e 24 e Kategorisë së Parë prodhoi disa rezultate interesantë që hapin skenarë të rinj përsa i përket objektivit Superiore. Kështu në Grupin A Mamurrasi dhe Besëlidhja përfituan nga ndalesa e Terbunit në fushën e Ilirisë për ta bërë edhe më të ethshme garën për vendin e parë. Aktualisht ky grup ku përfshihen skuadrat e veriut kryesohet nga Tërbuni me 62 pikë, më pas vijnë Mamurrasi dhe Besëlidhja kanë grumbulluar respektivisht 60 dhe 59 pikë. Pukjanët mund të përfitojnë nga kalendari në javën e 25, pasi presin Burrelin, ndërsa Besëlidhja dhe Mamurrasi do të kenë një sfidë direkte në Lezhë, që do të thotë se njëra nga këto dy skuadra del jashtë gare për Superioren dhe nëse rezultati përfundimtar do të jetë barazim, atëherë Tërbuni do të shkëputej sërish në krye dhe do të ishte më i favorizuar në përballjet derikte në dy javët e fundit me Mamurrasin në transfertë dhe me Beslidhjen në Pukë.

Përsa i përket Grupit të B, java e 24 foli për Lushnjën, që përftoi nga humbja e Bylisit në transfertë me Sopotin, për t’u shkëputur sërish 3 pikë nga ballshiotët. Skuadra e këtij grupi, që do të ngjitet në Superiore pritet të përcaktohet në përpplasjen direkte të javës së fundit, mes Lushnjës dhe Bylisit në “Roza Haxhiu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat