Fatmirja ka emocione, takohet me ish-skuadrën e saj

Sporti

Fatmirja ka emocione, takohet me ish-skuadrën e saj

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:00

Dy futbolliste shqiptare, Fatmire Alushi-Bajramaj dhe Kosovare Asllani, me ekipin francez, PSG, janë në finalen e madhe të Champions League. Fatmirja nuk do ta ketë lehtë me 14 maj në stadiumin në Berlin, kundër FFC Frankfurtit. Fatmirja në edicionin e kaluar ka luajtur për Frankfurtin, e cila ka mjaft emocione para kësaj finale. “Së shpejti në Berlin. Në Finalen e Champions League kundër ish-ekipit tim, FFC Frankfurt!”, shkruan Fatmirja. PSG-ja në gjysmëfinale eliminoi Wolfsburgun, kampione në fuqi e Evropës, pasi që e mundi me rezultat të përgjithshëm 3:2. Ndeshjen e parë e fitoi në Wolfsbug me 2:0, ndërsa në Paris humbi me 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat