Barzagli as që lodhet për Ronaldon

Sporti

Barzagli as që lodhet për Ronaldon

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:05

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, ka thënë se ai nuk do ta lodhë vetën duke menduar për ballafaqimin me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Kampioni i Serie A është do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Rreziku kryesor i italianëve shihet të jetë Ronaldo, i cili shënoi tre herë në dy ndeshjet e grupeve në sezonin e kaluar, mirëpo Barzagli thotë se ka kohë për të menduar për këtë.

“Nuk dua të mendoj për këtë gjë shumë. Së pari duhet të mendojmë për Torinon”, ka thënë Barzagli, kur është pyetur rreth përballjes me Ronaldon.

“Do të jetë një përballje e madhe. Ne e dinim se herët a vonë do të ballafaqoheshim me një kundërshtar të fortë. Ne nuk jemi favorit por do të luajmë pa frikë”, ka shtuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat