Sulejmani një pikë, Roshi e Belegu kokulur!

Sporti

Sulejmani një pikë, Roshi e Belegu kokulur!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:36

Futbollisti shqiptar, Valmir Sulejmani me Union Berlinin si mysafir barazuan 2:2 me Greuther Furth-in, në ndeshjen e javës së 29-të. Sulejmani luajti pak minuta, pasi u inkuadrua në minutën e 87-të, por i kënaqur me një pikë. Greuther Furth zënë vendin e 14-të me 30 pikë dhe ka gjashtë më pak se Union Berlini që renditet i nënti. Odise Roshi dhe Florijon Belegu luajtën standardë për FSV Frankfurtin e cila në udhëtim humbin me rezultat 1:0 nga Aue. Belegu është zëvendësuar në minutën e 73-të, kurse tetë minuta më vonë Roshi u ndëshkua me karton të verdhë. Aue është e fundit (i 18-ti) me 25 pikë, kurse FSV Frankfurt i 11-ti me 35 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat