Shqiptarët organizojnë turne të futbollit në Leverkusen

Sporti

Shqiptarët organizojnë turne të futbollit në Leverkusen

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:22

Si zakonisht, edhe këtë vit, në Leverkusen do të organizohet turneu i madh humanitar në futboll. Ky turne organizohet nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë dhe pritet të jetë interesant. “Ky turne ka për qëllim primar ndihmë familjet e varfra në Kosovë e gjetiu.

Vitin e kaluar duke iu falënderuar pjesëmarrjes së shumë ekipeve nga të gjitha anët e Gjermanisë, arritëm që katër familjeve në Kosovë t’ua bëjmë festën e bajramit pak më të lehtë, që për fat të keq kaq të shumta janë. Ky turne na bashkon bashkëkombësit tanë anembanë Diasporës, duke e ditur që tanimë pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar ekipet nga Belgjika, Holanda e Zvicra”, thuhet nga organizatorët Emin Haziraj, Fuat Uka, Agim Krasniqi dhe Bedri Luma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat