Italia-Anglia, përfundon pa fitues. Holanda e mposhti Spanjën

Sporti

Italia-Anglia, përfundon pa fitues. Holanda e mposhti Spanjën

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:54

Të martën janë zhvilluar dy ndeshje miqësore por mjaftë interesante ku janë përballur katër kombëtaret ndër më të fortat në botë.

Italia dhe Anglia kanë luajtur baras me rezultat 1-1. Në minutën e 29 Italia shënoi e para më anë të Graziano Pelle, kurse në minutën e 79 e barazoi për Anglinë Andros Townsend.

Në ndeshjen tjetër Holanda e mposhti pa problem Spanjën, me rezultat 2-0. Në minutën e 13 Stefan de Vrij shënoi për 1-0, kurse tre minuta më vonë Davy Klaassen e ngriti epërsinë në 2-0. Në pjesën e dytë gola nuk pati dhe Holanda shënoi fitore të merituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat