Ancelotti: Më pelqen Danilo

Sporti

Ancelotti: Më pelqen Danilo

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:11

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se ende nuk është arritur marrëveshja për transferimin e Danilos.

Sipas raportimeve në Spanjë, Porto ka pranuar ofertën prej 25 milionë eurosh të Realit për reprezentuesin brazilian, por Ancelotti nuk pranon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Nuk kam nevojë të flas për Danilon. Ata nuk dinë pos tjerash se të spekulojnë. Ne ende nuk kemi biseduar për të. Nuk duam të flasim për transferime”.

“Natyrisht se ai është një lojtar që na intereson. Më pëlqen, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë që më pëlqejnë”, u shpreh Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat