Ancelotti tregon si i fitoi tre Champions League

Sporti

Ancelotti tregon si i fitoi tre Champions League

Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:17

Carlo Ancelotti njihet për qetësinë e tij si trajner dhe tregon se si i ka fituar tre Champions League në karrierën e tij. “Momenti aktual i skuadrës? Kam besim, jemi në një fazë të rëndësishme të sezonit. Jemi të pozicionuar mirë në kampionat dhe Champions. Kam besim te kjo skuadër pasi kemi fituar tituj sezonin e kaluar dhe jam i bindur se do të paraqitemi mirë edhe në fund të këtij sezoni. Mbështetja nga klubi? Ndihem i mbështetur që në ditën e parë që jam bërë trajner i Realit. Edhe me kërkesat për ‘dorë të hekurt’ jam mësuar, por me butësi kam fituar tre Champions League”, tha Ancelotti, trajner i Real Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat