Si u vlerësua Januzaj nga ‘Daily Mail’?

Sporti

Si u vlerësua Januzaj nga ‘Daily Mail’?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:23

Manchester Utd shënoi fitore (1:0) në çastet e fundit ndaj Newcastles vendas, në ndeshjen e premier League. Autori i golit ka qenë Young në minutën e 89-të. Shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj, luajti nga minuta e 59-të kur e zëvendësoi Angel di Marian. Tabloidi angelez “Daily Mail” nuk e ka notuar fare Januzajn, ndërsa Di Marian e ka vlerësuar me notë të dobët, 5. Futbollistët e ‘Djajve të Kuq’ me fitore janë në vend të katërt me 53 pikë dhe një më pak se i treti, Arsenali pas 28 jave.
Ja vlerësimet e Daily Mail:
Newcastle (4-4-2): Krul 8; Janmaat 6.5, Williamson 6.5, Coloccini 6, R Taylor 5.5 (Gutierrez 64, 6.5); Obertan 6, Abeid 6, Sissoko 6, Ameobi 5.5 (Gouffran 81); Riviere 5.5 (Perez 59), Cisse 5.
Manchester United (4-1-4-1): De Gea 6; Valencia 6, Evans 6, Smalling 5.5, Rojo 6 (Carrick 89); Blind 6; Di Maria 5 (Januzaj 59), Fellaini 6 (Mata 82), Herrera 6, Young 5; Rooney 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat