Kategoria e Parë, ashpërsohet lufta për kreun

Sporti

Kategoria e Parë, ashpërsohet lufta për kreun

Më: 4 mars 2015 Në ora: 23:04

Kështu në Grupin A, dueli i kreut mes Tërbunit dhe Mamurrasit përfundoi në barazim 1-1.

Java e 17-të e Kategorisë së Parë dhuroi disa rezultate mjaft interesante, që e bëjnë edhe më të fortë rivalitetin për ngjitjen në Superiore. Kështu në Grupin A, dueli i kreut mes Tërbunit dhe Mamurrasit përfundoi në barazim 1-1, rezultat që i shkoi përshtat Besëlidhjes së Lezhës që nga ana e saj fitoi 2-0 me Ilirinë. Në barazim pa gola përfundoi sfida mes Adës së Velipojës dhe Besës së Kavajës, ndërsa Kastrioti i Krujës arriti të triumfonte 5-3 në transfertë me Velecikun, që me këtë humbje në shtëpi mbetet i distancuar nga skuadrat e tjera në fundit e renditjes së Grupit A, ndërsa Burreli fitoi 3-2 me Kamzën.

Ndërkohë në Grupin B rezultati surprizë u shënua në Roza Haxhiu të Lushnjës, ku formacioni vendas u mposht minimalisht nga Sopoti i Librazhdit. Nga ky rezultat përfitoi Bylisi që fitoi 2-1 në transfertë me Pogradecin. Shkumbini kaloi 1-0 në shtëpi një kundërshtar direkt si Luftëtarri, ndërsa dy takimet e tjera Butrinti - Dinamo dhe Naftëtari - Tomori përfunduan në barazim 0-0. Grupi B kryesohet nga Lushnja dhe Bylisi në kuotën e 29 pikëve, ndërsa e mbyllin renditjen Naftëtari dhe Luftëtari me nga 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat