Peja vëmendjen kundër malazezëve

Sporti

Peja vëmendjen kundër malazezëve

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:39

Peja shënoi fitore (74:64) më të vështirë se sa pritej në ballafaqim me Kosova e Re Bashkimin nga Prizreni, në takimin e javës së 21-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët ishin më të mirë por jo edhe aq bindës se sa pritej, megjithëse ata duket se më shumë kanë ruajtur potencialin për sfidën e 4 marsit në Tivar kundër Mornarit, ndeshja e fundit e Ligës Ballkanike.

Basketbollisti Nic Wise ishte shënuesi më i mirë, me gjithsej 17 pikë dhe kontribuoi në fitoren e Pejës ndaj prizrenasve. Alban Veseli, tha se është fakt se fituan më vështirë se sa kanë paraparë, por është i kënaqur me lojën e përforcimit të ri, Wise. “Bashkimi ka ekip mjaft kualitative dhe natyrisht nuk është për t’u nënçmuar assesi”, tha Veseli. A e keni dhënë maksimumin apo jeni ruajtur për takimin e 4 marsit kundër Mornarit?

“Kemi luajtur një lojë jo edhe aq të mirë, por përkundër kësaj kemi shënuar fitore”, përgjigjet Veseli që realizoi 12 pikë ndaj prizrenasve.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat