Schalke, debutim me fitore për 2015

Sporti

Schalke, debutim me fitore për 2015

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:52

Pas disfatës sensacionale të kryesuesve të Bajernit të Mynihut që u mund në shtëpinë e Wolfsburgut të premten, fundjava e parë e Bundesligës certifikoi kompetitivitetin e formacionit të Di Matteo.

Schalke nuk dështoi në debutimin e saj për 2015. Pas disfatës sensacionale të kryesuesve të Bajernit të Mynihut që u mund në shtëpinë e Wolfsburgut të premten, fundjava e parë e Bundesligës certifikoi kompetitivitetin e formacionit të Di Matteos që edhe pse me vuajtje fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Hannoverit të Tayfyt Korkut falë golit deciziv të shënuar nga Marko Hoger në minutën e 32 falë asistit të Fuchs. Për t'u sinjalizuar edhe përjashtimi me të kuq i Huntelaar 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, por sulmi final i miqve nuk prodhoi rezultat dhe me fitoren e 3 radhazi Schalke duke perfituar edhe nga ndalesa e Leverkusenit ngjitet ne vendin e trete te klasifikimit.

Fiton terren në renditje edhe Këlni që falë dygolëshit të parë në Bundesliga të Marcel Risse doli fitimtar me rezultatin 0-2 nga Imtech Arena përballë Hamburgut. Skuadra e Zinnbauer nuk fiton që nga 7 dhjetori i kaluar dhe vazhdon të demonstrojë mangësi të vështira për t'u tejkaluar në luftën për mbijetesën, ndërsa për Këlnin ku Mërgim Mavraj qëndroi në stol përgjatë gjithë ndeshjes, ishte një fitore e rëndësishme, e dyta në 3 ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat