55 pikët e Irvingut fatale për Portlandin

Sporti

55 pikët e Irvingut fatale për Portlandin

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:02

Edhe pa Lebron James Cleveland Cavaliers u tregua shumë i fortë. Kur mungon James, është Kyrie Irving që e zëvendëson për mrekulli dhe tregoi një mbrëmje të madhe. Ai ishte në kulmin formës, i pa amortizuar nga mbrojtja kundërshtare. Irving si i çartur realizoi 55 pikë dhe ndihmojë Clevelend-in të fitoi me rezultat 99:94 kundër Portlandit, në ndeshjen e Ligës NBA.

Basketbollisti Irving me lojë e efikasitet emocionoi së tepërmi tifozët, që ishin mbi 20 mijë, ndërsa mysafirët nuk kishin alternativë se si ta bllokojnë këtë ‘bishë’. Aldridge bëri lojë të madhe, shënoi 38 pikë, por dot ta shpëtojë nga humbja Portlandin, e cila mban vendin e petë me 32 fitore e 14 humbje në Perëndim dhe Cleveland po ashtu është i pesti me 27 fitore e 20 humbje në Lindje. Atlanta nuk ka të ndalur dhe regjistron edhe fitoren e 17 radhazi! Atlanta para shikuesve të vet u dëshmua superiore ndaj Brooklyn dhe ngadhënjeu me rezultat 113:102.

Millsap me 28 pikë ka qenë edhe më i miri dhe i merituari për fitoren e Atlantës, ndërsa te mysafirët Johnson ishte me efikasi me 26 pikë. Atlanta kryeson me 38 fitore e 8 humbje , kurse Brooklyn është i nënti me 18 fitore e 27 humbje në Lindje.

Rezultatet

Philadelphia-Detroit 89:69
Cleveland-Portland 99:94
Toronto-Sacramento 119:102
Houston-Dallas 99:94
New Orleans-Denver 85:93
New York-Oklahoma City 100:92
Minnesota-Boston 110:98
Atlanta-Brooklyn 113:102
San Antonio-Charlotte 95:86
Utah-LA Clippers 89:94
Phoenix-Washington 106:98

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat