Blatter fajëson UEFA-n dhe Platinin

Sporti

Blatter fajëson UEFA-n dhe Platinin

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:50

Po zhvillohet një luftë duket pas perdeve në mes dy asociacioneve më të larta të futbollit, FIFA dhe UEFA. Sepp Blatter, duket se ka humbur durimin dhe ka drejtuar gishtin nga UEFA. Sipas tij, UEFA po zhvillon një opozitë të fshehtë ndaj tij. Blatter do të kandidojë për mandatin e pestë në krye të FIFA gjatë zgjedhjeve të muajit maj ku do të ketë përballë Jerome Champagne, Princin e Jordanisë, Ali Bin Hussein dhe ish sulmuesin e Tottenham, David Ginola. Në një intervistë dhënë për CNN, Blatter, tha: “E gjithë opozita kundër meje mbështetet nga zyrat me qendër në Nyon. Kjo është e vërteta edhe pse ndoshta e papritur. Ata nuk kanë kurajë të më dalin përballë”.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini nuk pranoi të hidhte kandidaturën e tij dhe sipas Blatter është ai që po mbështet kandidatët e tjerë. Gjithsesi, numri 1 i FIFA-s bën thirrje që UEFA të ulë ritmin e sulmeve ndaj tij. “Futbolli është një sport që luhet në grup prandaj le të luajmë si një skuadër e bashkuar. E ftoj UEFA-n dhe në veçanti drejtuesit e saj që të heqin dorë nga sulmet dhe të shijojnë lojën e futbollit që ka mesazh unitetin”, tha Blatter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat